Lirohet Hazir Haziri, arrestimi i tij në Serbi konsiderohet i pabazuar
Hazir Haziri, i cili ishte arrestuar në Serbi në shtator të vitit të kaluar, është liruar nga autoritetet serbe pas qëndrimit në paraburgim që nga 8 shtatori 2025.
Lirimin e tij e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, i cili konfirmoi se arrestimi ka qenë i pabazuar dhe mbështetur mbi pretendime pa fakte. Ai nënvizoi rëndësinë që qytetarët e Kosovës të kenë mbështetje juridike të menjëhershme në rastet e ndalimeve të padrejta jashtë vendit dhe se do të angazhohet që asnjë qytetar i Kosovës të mos mbetet i pambrojtur në burgjet e Serbisë.
Sipas avokatit, gjendja shëndetësore e Hazirit është e mirë.










