Mourinho: Një ditë do ta drejtoja Juventusin
Trajneri i Benficës, Jose Mourinho, ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen ta drejtojë Juventusin, pavarësisht rivalitetit të mëparshëm me klubin italian. Në prag të ndeshjes Juventus–Benfica në Ligën e Kampionëve, ai theksoi se e respekton “Zonjën e Vjetër” dhe drejtimin e saj.
“Po, do ta drejtoja Juventusin. Nuk më habit zgjedhja e Spallettit, sepse është trajner i madh”, u shpreh Mourinho. Ai foli edhe për ndeshjen e sontme, duke theksuar se Benfica ka nevojë patjetër për fitore për të mbajtur gjallë shanset për play-off, pavarësisht mungesave për shkak të lëndimeve.
Takimi Juventus–Benfica luhet sonte në orën 21:00.










