Edin Dzeko rikthehet në Gjermani, sot kryen vizitat mjekësore te Schalke 04
Edin Dzeko është gati për një rikthim në futbollin gjerman, teksa sot pritet të udhëtojë drejt Gjermanisë për të kryer vizitat mjekësore si lojtar i ri i Schalke 04, skuadër që garon në Bundesliga 2.
Boshnjaku kthehet në Gjermani pas kohës së kaluar te Wolfsburgu, ku kishte fituar titullin e Bundesligës në vitin 2009. Sipas gazetarit Matteo Moretto, transferimi i tij te Schalke 04 do të finalizohet pas vizitave mjekësore.










