#Lajme

Arrestohet në Ferizaj i dyshuari për “Vrasje e mbetur në tentativë”

Policia e Ferizajt ka arrestuar sot, më 21 janar 2026, A.R., 31 vjeç, i dyshuar për rastin e “Vrasjes e mbetur në tentativë” që ndodhi më 21 dhjetor 2025 në rrugën “Wesley Clark”, ku mbeti i plagosur një person.

I dyshuari ka kontaktuar vetë Qendrën e Komunikimit Rajonal të Policisë, duke shprehur vullnetin për vetëdorëzim. Pas kësaj, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me njësi patrulluese, kanë shkuar në adresën e tij dhe e kanë arrestuar.

Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa prokurori i rastit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *