#Lajme

Ngarkuar me Punë e SHBA-së nderon Rugovën: “Guximi dhe dinjiteti janë rrugët drejt lirisë”

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë homazhe sot pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Prattipati e përshkroi Rugovën si një vizionar të paqes, duke theksuar se ai i mësoi botës se guximi dhe dinjiteti, jo dhuna, janë rrugët e vërteta drejt lirisë. Ajo iu bashkua presidentes Vjosa Osmani në ceremoninë e nderimit, duke vlerësuar kontributin e Rugovës në promovimin e paqes dhe vlerave demokratike në Kosovë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *