#Lajme

Ramush Haradinaj: Ftesa e Trump për Osmani, lajm i mirë që forcon rolin e Kosovës në paqe dhe stabilitet rajonal

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar presidentes Vjosa Osmani për të marrë pjesë në Bordin e Paqes.

Haradinaj ka theksuar se pjesëmarrja e Kosovës në këtë strukturë ndërkombëtare përforcon rolin e vendit si një faktor konstruktiv i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe globalisht. Ai shtoi se rikthimi i Kosovës si partner i besueshëm i SHBA-së është i rëndësishëm për sigurimin e sigurisë kombëtare, avancimin e interesave shtetërore, integrimin euroatlantik, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit.

Sipas Haradinajt, kjo pjesëmarrje gjithashtu krijon mundësi për të thelluar partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe tregon rëndësinë e Kosovës në promovimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *