Trump nga Davos: E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur për situatën ekonomike dhe ecurinë e Evropës gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Trump tha se ekonomia amerikane ka arritur suksese të jashtëzakonshme, me rritje të tregjeve, rekorde në kursimet e qytetarëve dhe dyfishim të investimeve. Ai theksoi se performanca e Amerikës është më e mirë se kur vendi drejtohej nga demokratët dhe se kjo e bën ekonominë amerikane një model për botën.
Megjithatë, presidenti shtoi se, ndonëse e do dhe dëshiron sukses për Europën, kontinenti nuk po shkon në drejtimin e duhur ekonomik. Ai nënvizoi se mënyra për të forcuar ekonominë është të ketë kontroll të duhur mbi politikat ekonomike.
Trump e përshkroi suksesin amerikan si një lajm të mirë për të gjithë botën dhe inkurajoi vendet e tjera të ndjekin shembullin e SHBA-së.










