#Lajme

“Drejtësi, jo politikë”: Protestë paqësore më 17 shkurt në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë

Një protestë paqësore me moton “Drejtësi, jo politikë” do të mbahet më 17 shkurt, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me qëllim mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Protesta organizohet nga platforma “Liria ka Emër”, e cila gjatë një konference për media, përfaqësuar nga Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, ka theksuar se kjo nismë ka karakter qytetar dhe synon të mbrojë parimin e drejtësisë, pa prapavijë politike.

Sipas organizatorëve, data 17 shkurt është zgjedhur qëllimisht, pasi përkon me Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke i dhënë protestës një dimension simbolik dhe historik në mbrojtje të vlerave për të cilat u bë çlirimi i vendit.

Platforma “Liria ka Emër” ka shprehur shqetësim lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, i cili pas më shumë se pesë vjetësh ka hyrë në fazën përmbyllëse. Sipas tyre, zvarritja e procedurave, kompleksiteti i lëndëve, informacionet kontradiktore dhe perceptimi i ndikimit politik kanë ndikuar negativisht në besimin e publikut se drejtësia po zhvillohet si një proces i pavarur dhe thjesht juridik.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *