#Botë

Ari shënon rekord historik mes pasigurive në tregje

Çmimi i arit ka arritur një nivel të ri rekord të mërkurën, i nxitur nga rritja e kërkesës për asete të sigurta në një klimë pasigurie në tregjet globale. Rritja e metalit të çmuar vjen në një kohë kur bursat po shënojnë rënie, ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po udhëton drejt Davosit për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Ari u rrit me mbi 2 për qind, duke shënuar nivele historike, ndërsa edhe argjendi regjistroi rritje, me rreth 0.44 për qind.

Në të njëjtën kohë, bursat kryesore evropiane pësuan rënie pas dy ditësh radhazi me fitime. Indeksi francez CAC 40 ra me 0.18 për qind, DAX-i gjerman me 0.68 për qind dhe IBEX 35 i Spanjës me 0.53 për qind. Po ashtu, indeksi italian FTSE MIB shënoi rënie prej 0.68 për qind, ndërsa STOXX Europe 500 u ul me 0.35 për qind.

Ndërkohë, para hapjes së tregjeve në Shtetet e Bashkuara, kontratat e ardhshme shënuan rritje të lehtë. Kontratat për indeksin S&P 500 u rritën me 0.34 për qind, ato të Dow Jones me 0.13 për qind, ndërsa Nasdaq me 0.19 për qind.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *