Çfarë është Bordi i Paqes për Gazën ku është ftuar edhe Kosova?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ftuar përfaqësues të disa vendeve të botës, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.
Ky trup këshillues është krijuar nga administrata amerikane në kuadër të fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas. I njohur si Bordi i Paqes, ai përbëhet nga liderë dhe përfaqësues ndërkombëtarë që ofrojnë këshilla dhe mbështetje në procesin e negociatave.
Megjithatë, ky bord nuk ka kompetenca ekzekutive apo autoritet ndërkombëtar si Organizata e Kombeve të Bashkuara, por shërben si mekanizëm konsultativ.
Qëllimi kryesor i Bordit të Paqes për Gazën është nxitja e dialogut, forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe kontribuimi në paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.










