#Lajme

Rinumërimi përfundon në tërësi në 7 komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim.

Që nga nisja e rinumërimit, të martën më 13 janar 2026, në orën 18:00, e deri të mërkurën, më 21 janar 2026, në orën 10:00, janë rinumëruar gjithsej 834 nga 2,557 vendvotime të planifikuara.

Sipas të dhënave zyrtare, procesi i rinumërimit ka përfunduar plotësisht në shtatë komuna. Rezultatet për secilin vendvotim publikohen pas përfundimit të numërimit dhe mund të ndiqen në platformën e KQZ-së, në seksionin QNR > Rinumërim.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *