Sportingu befason PSG-në dhe merr fitore të madhe
Sportingu i Lisbonës ka regjistruar një fitore të papritur ndaj kampionit në fuqi, Paris Saint-Germain, duke e mposhtur me rezultat 2-1 në një përballje dramatike.
Heroi i ndeshjes për skuadrën portugeze ishte Luis Javier Suárez, i cili realizoi dy gola, ndërsa për PSG-në golin e vetëm e shënoi Kvaratskhelia.
Falë kësaj fitoreje, Sportingu ngjitet në vendin e gjashtë në renditje me 13 pikë, po aq sa PSG që pozicionohet në vendin e pestë.










