Arsenali i pandalshëm, triumfon ndaj Interit në “San Siro”
Arsenali ka vazhduar formën e shkëlqyer në Ligën e Kampionëve duke shënuar një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe në transfertë ndaj Interit. “Topçinjtë” fituan 3-1 në stadiumin “San Siro”, duke konfirmuar dominimin e tyre në këtë garë.
Kjo ishte fitorja e shtatë radhazi për Arsenalin në fazën e ligës. Golat për skuadrën londineze u realizuan nga Gabriel Jesus, i cili shënoi dy herë, dhe Gyökeres, ndërsa për Interin golin e vetëm e shënoi Suçiq.
Pas kësaj fitoreje, Arsenali mbetet lider i tabelës me 21 pikë, ndërsa Interi renditet në vendin e nëntë me 12 pikë.










