Zyrtare: Ter Stegen transferohet te Girona
Marc-André Ter Stegen ka zyrtarizuar kalimin te Girona, duke nisur një aventurë të re në La Liga. Portieri gjerman ka vendosur t’i bashkohet skuadrës katalanase me synimin për të rikthyer formën e tij më të mirë.
Ai është transferuar te Girona në formë huazimi deri në fund të sezonit. Ter Stegen ka pasur pak hapësira këtë edicion, kryesisht për shkak të një lëndimi dhe humbjes së vendit titullar pas ardhjes së Joan Garcias.










