#Lajme

Rinumërimi i votave: Janë përfunduar 715 nga 2557 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 715 vendvotime nga gjithsej 2557 të planifikuara për këtë proces. Nga rezultatet e përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48.15 për qind të votave, e ndjekur nga PDK me 27.14 për qind, LDK me 10.27 për qind dhe AAK me 3.45 për qind.

Procesi i rinumërimit po vazhdon, ndërsa pritet që pas përfundimit të tij të ketë një pasqyrë të plotë të rezultateve përfundimtare.