#Lajme

Rinumërimi në LVV: Disa kandidatë humbin, të tjerët fitojnë vota

Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke nxjerrë në pah parregullsi dhe devijime të vullnetit të qytetarëve. Ky proces ka ndikuar tek shumica e kandidatëve për deputetë, duke shkaktuar humbje ose fitime të votave.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, kryetari Albin Kurti ka humbur 168 vota deri tani. Humbje kanë pësuar gjithashtu Ejup Maqedonci (-169), Artan Abrashi (-244), Valon Ramadani (-411) dhe Arbër Rexhaj (-632).

Nga ana tjetër, disa kandidatë kanë përfituar vota pas rinumërimit. Më së shumti vota iu shtuan Hajrulla Çekut, me 183 vota, dhe Hekuran Muratit, me 124 vota.

Rinumërimi vazhdon dhe rezultatet përfundimtare pritet të japin një pasqyrë më të qartë të situatës së secilit kandidat.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *