#Lajme

Rinumërimi në LDK: Disa kandidatë humbin, të tjerëve u shtohen vota

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërim ka zbuluar parregullsi dhe devijime në vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ky proces ka ndikuar tek votat e kandidatëve të të gjitha subjekteve, përfshirë edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Sipas rezultateve të deritashme të rinumërimit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka humbur 12 vota, ndërsa ish-kryeministri Avdullah Hoti ka humbur 65 vota. Humbja më e madhe i takon Xhavit Ukës, me rreth 1,600 vota të hequra, i ndjekur nga Driton Selamanaj me 1,048 dhe Anton Quni me 531 vota në minus. Votat janë reduktuar gjithashtu edhe për Visar Azemin, Arben Gashin dhe disa kandidatë të tjerë.

Nga ana tjetër, disa kandidatë kanë përfituar vota pas rinumërimit. Më së shumti vota iu shtuan Paris Gurit, me 250, dhe Gëzim Gazrollit, me 137 vota. Në plus janë edhe Hykmete Bajrami dhe Ukë Rugova, me nga 84 vota, si dhe Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Lutfi Haziri dhe Janina Ymeri.

Rinumërimi vazhdon dhe rezultatet përfundimtare mund të ndryshojnë më tej, ndërsa KQZ-ja nuk ka dhënë ende një raport final.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *