#Lajme

Kurti merr pjesë në panelin e SHBA-ve në Davos për besimin dhe lidershipin global

Agjenda e ditës në Davos ka nisur në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është ftuar të marrë pjesë në një panel diskutimi me temën “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”.

Gjatë diskutimit, Kurti theksoi rëndësinë e besimit si një shtyllë thelbësore për shërbimin publik dhe forcimin e unitetit në shoqëri dhe në shtet. Ai u shpreh se optimizmi për të ardhmen buron nga angazhimi i vazhdueshëm dhe përpjekjet e përbashkëta për zhvillim dhe përparim.

Paneli është pjesë e iniciativës së Forumit Ekonomik Botëror, “Komuniteti i Besimit në Veprim”, e cila synon të nxisë reflektim dhe bashkëpunim mes liderëve globalë për ndërtimin e partneriteteve inovative në fusha si mjedisi, ekonomia dhe teknologjia. Kjo iniciativë fokusohet në gjetjen e mënyrave për të përshpejtuar bashkëpunimin dhe për t’iu përgjigjur sfidave aktuale shoqërore në nivel global.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *