#Lajme

Hykmete Bajrami: Qeveria e Kurti po e lufton Janina Ymerin, jo mafinë energjetike

Kompania Kosovare për Energji (KEK) ka parashtruar padi ndaj Janina Ymerit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke pretenduar se kjo ka për qëllim ndalimin e përhapjes së informatave të rrejshme dhe propagandës.

Ndaj kësaj, ka reaguar Hykmete Bajrami nga LDK, e cila tha se Qeveria nuk po lufton mafinë energjetike, por po e sulmon Ymerin përmes institucioneve të zgjedhura nga Albin Kurti. Ajo rikujtoi se Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga Kurti, ka licencuar kompanitë EFT të Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA.

“Albin Kurti në vitin 2019 thoshte se nuk je lider shqiptar nëse nuk e lufton mafinë energjetike. Sot, pas pesë vitesh qeverisje, ai nuk po e lufton mafinë energjetike. Përkundrazi, përmes veglave të tij, ka vendosur ta luftojë Janina Ymerin. Pavarësisht rezultatit të 28 dhjetorit, nuk heshtim”, tha Bajrami.