#Lajme

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku do të japë dorëheqje

Pas katër orë mbledhjeje, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar diskutimet e saj, ku është analizuar rezultati i zgjedhjeve të fundit, njoftoi zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa.

Sipas Mustafës, në një diskutim të hapur dhe demokratik u vendos që më 31 janar të thirret Kuvendi i LDK-së, ku kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, do të paraqesë dorëheqjen e tij.