Reali me një mungesë për përballjen ndaj Monacos
Real Madridi do ta zhvillojë nesër ndeshjen e parafundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, ku në stadiumin “Santiago Bernabeu” do të presë skuadrën e Monacos, në një duel që pritet të jetë mjaft interesant.
Kjo përballje do të shënojë edhe ndeshjen e parë që Álvaro Arbeloa do ta menaxhojë si trajner i Realit në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, madrilenët do të kenë një mungesë në këtë takim.
Alvaro Carreras nuk do të jetë në dispozicion për shkak të kartonëve të verdhë të akumuluar në ndeshjet e mëparshme. Ndeshja do të luhet nesër, me fillim nga ora 21:00.










