#Lajme

700 biznese mbyllen në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të 2025

Rreth 700 biznese kanë mbyllur aktivitetin gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 në Kosovë, duke reflektuar vështirësitë që po përjeton tregu vendor. Shtrenjtimi i energjisë, mungesa e fuqisë punëtore, konkurrenca jo e drejtë dhe kostot e larta të shërbimeve janë ndër arsyet kryesore të falimentimit.

Drejtori i Dhomës së Tregtisë, Kushtrim Ahmeti, e cilëson situatën alarmante, duke kërkuar mbështetje për bizneset prodhuese. Eksperti Adem Qorrolli paralajmëron se mbylljet po prekin edhe ndërmarrjet më të mëdha, jo vetëm ato sezonale.

Megjithatë, në të njëjtën periudhë janë hapur mbi 6,600 biznese të reja, por shumica shërbyese ose tregtare, ndërsa prodhimi vendor mbetet i dobët.