641 çifte u divorcuan në Kosovë nga janari deri në maj 2025
Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 641 raste të divorcit, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Vetëm gjatë muajit maj janë shënuar 113 shkurorëzime, që përfaqësojnë një rënie prej 19% krahasuar me muajin prill.
Komuna me numrin më të lartë të divorceve në maj ishte Prizreni, me 16 raste. Pas saj renditet Peja me 5 raste, ndërsa Mitrovica dhe Istogu kanë regjistruar nga 7 raste secila.











