58 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
Policia e Kosovës ka raportuar 58 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilave 21 kanë përfshirë persona të lënduar, ndërsa 37 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Sipas statistikave zyrtare, mosrespektimi i rregullave të komunikacionit vazhdon të jetë një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në vend.
Në kuadër të masave parandaluese, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,156 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë kësaj periudhe.
Po ashtu, janë arrestuar 15 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është transferuar për vuajtje të dënimit.












