54 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, një i vdekur dhe 20 të lënduar
Brenda 24 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës janë shënuar gjithsej 54 aksidente trafiku, ku njëri prej tyre ka përfunduar me fatalitet.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 20 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 33 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjatë së njëjtës periudhë, Policia ka shqiptuar 1,967 gjoba trafiku për shkelje të ndryshme dhe ka arrestuar 17 persona, prej të cilëve 12 janë dërguar në mbajtje për veprime të tjera të dyshimta.








