52 aksidente trafiku në Kosovë brenda 24 orëve, një me fatalitet
52 aksidente trafiku në Kosovë brenda 24 orëve, një me fatalitet
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 52 aksidente trafiku, ku njëri ka përfunduar me fatalitet.
Sipas Policisë së Kosovës, 19 persona u lënduan dhe 32 aksidente kanë pasur dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1,582 gjoba trafiku, janë arrestuar 23 persona, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.











