51 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 1 me fatalitet – shqiptohen 1701 gjoba
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 51 aksidente trafiku në vend, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Sipas raportit ditor, një nga aksidentet ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 22 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar dhe 29 të tjera vetëm me dëme materiale.
Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në trafik, Policia ka vazhduar kontrollet intensive, duke shqiptuar gjithsej 1701 gjoba trafiku brenda një dite. Po ashtu, në këtë periudhë janë arrestuar 10 persona, prej të cilëve 5 janë dërguar në mbajtje.











