30 ditë paraburgim për 23-vjeçarin nga Skenderaj që tentoi ta vriste agjën me thikë
Gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim për Sh. K., 23-vjeçar nga fshati Ternovë i Skenderajt, i dyshuar për tentim-vrasjen e agjës së tij, 61-vjeçarit S. K..
Ngjarja ndodhi më 29 gusht, rreth orës 19:30, pas një debati për muzikën me zë të lartë, kur i dyshuari dyshohet se goditi me thikë viktimën në disa pjesë të trupit. Ky i fundit u dërgua fillimisht në QKMF Istog dhe më pas në Spitalin e Pejës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Më 31 gusht, pas arrestimit dhe inicimit të rastit si “Vrasje në tentativë”, gjykatësi i procedurës paraprake aprovoi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim. I riu është transferuar në Qendrën e Paraburgimit, ndërsa hetimet po vazhdojnë.










