27 komuna përfundojnë rinumërimin e votave, procesi vazhdon në QNR
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, nga nisja e procesit më 13 janar 2026, deri më 27 janar 2026 në ora 10:00, janë rinumëruar rreth 74 për qind e vendvotimeve, konkretisht 1.887 nga gjithsej 2.557.
Elezi ka bërë të ditur se deri më tani rinumërimi ka përfunduar në 27 komuna, ndërsa procesi po vazhdon për vendvotimet e mbetura. Rezultatet e rinumërimit publikohen në platformën zyrtare të KQZ-së, në seksionin QNR > Rinumërim, pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim.









