27 deputetë të legjislaturës së kaluar mbesin jashtë Kuvendit, LVV dominon legjislaturën e re
Pas numërimit të 100% të votave të rregullta dhe 97% të atyre diplomatike, LVV mori 50% të votave dhe siguroi 56 mandate. Nga legjislatura e kaluar, 90 deputetë rifituan mandat, ndërsa 17 hyjnë për herë të parë.
Jashtë Kuvendit mbeten 27 deputetë: nga LVV Driton Hyseni, Arijeta Rexhepi, Bajram Mavriqi dhe Bylbyl Sokoli; nga PDK tetë deputetë; nga LDK shtatë; dhe nga AAK katër. Katër deputetë të komunitetit serb dhe multietnik mbeten gjithashtu jashtë.
Legjislatura e re do të ketë 37 gra, me LVV që ka 21 gra pa kuotë. Kryetari Albin Kurti është deputeti më i votuar me mbi 367 mijë vota, pas tij Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu. Tek PDK prin Bedri Hamza, në LDK Lumir Abdixhiku, ndërsa tek AAK Ramush Haradinaj.
LVV ka thyer rekordin e vet, duke marrë mbi 447 mijë vota, krahasuar me mbi 438 mijë në vitin 2021. Ende mbeten pa numëruar votat me postë, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.











