QKUK suspendon dy kirurgë pas incidentit në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve

Dy kirurgët e përfshirë në incidentin fizik të ndodhur më 26 janar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë suspenduar nga puna për një periudhë prej gjashtë muajsh, pa të drejtë page. Sipas raportimit të gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i […]

Mitrovicë e Jugut: Arrestohen tre persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me narkotikë

Njësitet policore të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në bashkëpunim me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), kanë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Sipas Policisë, arrestimet janë kryer gjatë natës së 4 shkurtit […]

FAZ: Osmani po e përdor afërsinë me Trumpin për mandat të dytë, përplasje e hapur me Kurtin

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka ngritur akuza të rënda ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shkruar se ajo po e shfrytëzon afërsinë me ish-presidentin amerikan Donald Trump për të siguruar një mandat të dytë në krye të shtetit. Sipas FAZ, paraqitja e Osmanit në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes, të […]

Nga nesër: Veton Surroi analizon vendin e Kosovës në lëkundjet e rendit ndërkombëtar

Një seri analizash të publicistit Veton Surroi për pozicionin e Kosovës në hartën e ndryshimeve gjeopolitike që po riformësojnë sigurinë, aleancat dhe të ardhmen e Evropës do të publikohet nga nesër në portalin Koha.net. Në artikujt e tij, Surroi trajton pyetje kyçe: Çfarë ndikimi kanë tensionet e reja mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara mbi […]

Greqi: Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e një anijeje me migrantë me një anije patrullimi

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pas përplasjes midis një anijeje të shpejtë që transportonte migrantë dhe një anije patrullimi të rojes bregdetare greke pranë ishullit Kios, në lindje të Egjeut, bëjnë të ditur autoritetet greke. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim dhe përfshijnë anije patrullimi, helikopterë dhe ekipe zhytësish për të gjetur persona […]

A do të na rëndojnë më tej faturat “dhomat e nxehta”? Çfarë fshihet pas kërkesës për 21% rritje të çmimit të energjisë

Shpresa se ky dimër do të kalonte pa një rritje të re të çmimit të energjisë elektrike është zbehur shpejt. Furnizuesi KESCO i është drejtuar sërish Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) me kërkesë për rritje të tarifave, kësaj radhe në masën 21 për qind, duke shtuar edhe një tjetër kapitull në serinë e shtrenjtimit […]

Edhe Greqia në prag të ndalimit të mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Greqia është “shumë afër” shpalljes zyrtare të ndalimit të përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, bëri të ditur të martën për Reuters një burim i lartë qeveritar grek. Ky hap vjen në kuadër të një tendence gjithnjë e më të përhapur në Evropë për të kufizuar aksesin e të miturve në […]

Mustafa mohon akuzat për përpjekje për rrëzimin e Abdixhikut: Narrativë e ulët, le ta dëshmojë një delegat

Pas një procesi të tensionuar të votëbesimit, Lumir Abdixhiku ka siguruar vazhdimin e mandatit si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me një shumicë minimale që, sipas vlerësimeve, më shumë reflekton krizën e brendshme të partisë sesa unitetin e saj. Pas Kuvendit të së shtunës, në opinion publik dhe në disa media, përfshirë edhe ato […]

Gjykata dënon Sërgjan Lazoviqin me 12 vjet e 6 muaj burg për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Sërgjan Lazoviqin për krime lufte kundër popullsisë civile, duke e dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim. Aktgjykimi u shpall pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor më 3 shkurt 2026. Vendimi u kumtua nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, i cili bëri të ditur se i […]