Apeli shqyrton ankesën e Millosh Plleskoviqit të dënuar për krime lufte në Prizren

Në Gjykatën e Apelit ka nisur seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e Millosh Plleskoviqit, i dënuar për krime lufte të kryera në zonën e Prizrenit. Më 31 korrik 2025, Gjykata Themelore e shpalli Plleskoviqin fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim për vrasjen e tre […]

Ardon Jashari fiton Këpucën e Artë në Belgjikë për vitin 2025

Mesfushori shqiptar Ardon Jashari është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2025 në Belgjikë, duke fituar çmimin prestigjioz “Këpuca e Artë”, edhe pse luajti vetëm gjysmë sezoni me Club Brugge para transferimit te Milani. Jashari mposhti në votim Christos Tzolis dhe Hans Vanaken, falë paraqitjeve të shkëlqyera në pjesën e parë të vitit. Ky […]

MKRS angazhon konsulentë përmes tenderit publik, publikohen emrat dhe pagesat

Angazhimi i stafit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe institucionet e saj vartëse po realizohet gjithnjë e më shpesh përmes procedurave të prokurimit publik. Sipas të dhënave të publikuara në platformën elektronike të prokurimit, MKRS ka hapur tender për angazhimin e konsulentëve profesionalë për nevoja të ndryshme të ministrisë. Kandidatët e përzgjedhur […]

Zëvendësambasadori gjerman Bottcher takon komandantin Jashari, diskutohet e ardhmja e FSK-së

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Bottcher, ka zhvilluar një takim me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ku u diskutua procesi i transformimit të FSK-së dhe perspektiva e saj në të ardhmen. Sipas njoftimit të Ambasadës gjermane, komandanti Jashari ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëvjeçare që Gjermania i […]

AARC përshëndet gatishmërinë e SHBA-së për dialog strategjik, kërkon reagim konkret nga Kosova

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka përshëndetur deklaratat e Shteteve të Bashkuara për rifillimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, edhe pse ky proces ende nuk ka nisur zyrtarisht. Në një letër publike, AARC thekson se marrëdhëniet Kosovë–SHBA kanë kaluar nëpër sfida serioze, përfshirë pezullimin e projekteve si MCC dhe ndërprerjen e dialogut për shkak të […]

Superkupa mban në detyrë Xabi Alonson, Reali kërkon përmirësim fizik

Humbja ndaj Barcelonës në Superkupë nuk e rrezikon pozitën e Xabi Alonsos te Real Madridi. Pavarësisht disfatës në Jeddah, klubi vlerëson paraqitjen e skuadrës dhe sinjalet pozitive të dhëna në lojë, duke mos e vënë trajnerin në shënjestër. Alonso bëri ndryshime taktike që sollën përmirësime, ndërsa lojtarët treguan mbështetje për trajnerin, duke luftuar deri në […]

Gjysmëvjetori i dytë nis sot në shumicën e shkollave, disa komuna e shtyjnë fillimin

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2025/2026 nis sot në shumicën e shkollave të Kosovës, megjithatë në disa komuna fillimi i mësimit është shtyrë për shkak të motit të keq dhe dëmeve në infrastrukturë. Si pasojë e reshjeve të dendura, përmbytjeve dhe vështirësive në qarkullim, komunat e Malishevës, Drenasit dhe Fushë Kosovës kanë marrë vendime […]

Kreu i SBASHK-ut propozon shtyrjen e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë

Reshjet e mëdha dhe përmbytjet kanë vonuar nisjen e gjysmë-vjetorit të dytë të mësimit në shkollat e Kosovës. Ndërsa shumica e shkollave pritet të rinisin procesin mësimor nesër, ato në Fushë Kosovë dhe Malishevë mund të kenë vonesa. Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, ka sugjeruar që mësimi të shtyhet […]

Real Madridi barazon ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës

Në “El Clasico”-n e finales së Superkupës së Spanjës, Real Madridi ka rikthyer baraspeshën ndaj Barcelonës. Skuadra madrilene e barazoi rezultatin në 2:2, duke e bërë ndeshjen edhe më interesante. Golin e barazimit e realizoi Gonzalo Garcia, i cili shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë.

Trepça fiton bindshëm ndaj Prishtinës në “Minatori”

KB Trepça ka regjistruar një fitore të thellë në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra mitrovicase e mposhti Prishtinën me rezultat 95:69, në palestrën “Minatori”. Në radhët e Trepçës u dallua Mustapha Amzil, i cili zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer me 23 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime. Ndërkohë, […]