KQZ paralajmëron mundësi zgjerimi të procesit të rinumërimit të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave mund të zgjerohet edhe në vendvotime të tjera, në varësi të gjetjeve që do të dalin gjatë rinumërimit aktual. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, theksoi se një vendim i tillë mund të merret nëse evidentohen parregullsi shtesë. Një ditë më parë, […]

Irani paralajmëron kundërpërgjigje të ashpër ndaj çdo sulmi të jashtëm

Irani ka ashpërsuar tonin ndaj çdo ndërhyrjeje të mundshme ushtarake, duke deklaruar se forcat e armatosura të vendit janë në gatishmëri të plotë për luftë. Ministri i Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh, tha se Teherani ka përgatitur “shumë surpriza” për armiqtë dhe se çdo agresion do të përballet me një reagim të fortë dhe të dhimbshëm. Deklaratat […]

Pellegrini kritikon Real Madridin për shkarkimin e Xabi Alonsos: “Jo i drejtë”

Manuel Pellegrini, ish-trajner i Real Madridit, ka reaguar pas largimit të Xabi Alonsos nga stoli i klubit madrilen. Alonso u shkarkua pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, vendim që Pellegrini e ka konsideruar të padrejtë. “Shkarkimi i Xabi Alonsos nuk më duket i drejtë. Klubi është katër pikë prapa liderit në […]

Publikohen pamje nga arrestimi i serbit që sulmoi KFOR-in dhe Policinë e Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin me inicialet S.R., pas sulmit ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Arrestimi u krye nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Zveçan, me urdhër të Prokurorisë Speciale. S.R. dyshohet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën […]

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin, kërkohet ratifikimi i marrëveshjeve për planin e rritjes

Ambasadorët dhe shefat e misioneve të Bashkimit Evropian në Kosovë, të udhëhequr nga Aivo Orav, kanë vizituar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve dhe çështje të rëndësishme për vendin. Takimi u fokusua te procesi zgjedhor dhe nevojë për ratifikimin e marrëveshjeve që lidhen me planin e rritjes, me qëllim të […]

Kontrata e Arbeloas me Real Madrid shtrihet përtej qershorit

Trajneri i Real Madrid, Álvaro Arbeloa, ka nënshkruar një kontratë që do të zgjasë përtej verës së ardhshme, raporton gazeta spanjolle Marca. Megjithëse klubi nuk ka dhënë detaje për kushtet dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes, Arbeloa thuhet se ka firmosur një kontratë njëvjeçare. Ish-trajneri i Castilla-s do të udhëheqë ekipin përtej qershorit, përveç nëse objektivat e […]

27-vjetori i Masakrës së Reçakut, organizohen aktivitete përkujtimore

Sot dhe nesër shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga ngjarjet më tragjike të historisë së fundit të Kosovës, me aktivitete të ndryshme përkujtimore. Në kuadër të “Ditëve të Reçakut”, institucionet vendore dhe qendrore, së bashku me shoqatat e dala nga lufta, organizojnë ngjarje në nderim të viktimave, me qëllim ruajtjen e së vërtetës […]

Raspadori zgjidhet Atalanta, Roma mbetet pa sulmuesin

“Telenovela” e Giacomo Raspadorit në Serie A duket se po mbyllet. Sulmuesi, i cili ka qenë objektiv i disa klubeve, përfshirë Romën, pritet të firmosë me Atalantën në një transferim të përhershëm prej 25 milionë eurosh, raporton Sportmediaset. Raspadori ka refuzuar ofertën e Romës për huazim pa garanci për blerjen përfundimtare, duke zgjedhur kështu “Dea”-n. […]

Sorensen mbërrin në Kryeministri, pritet në takim nga Kurti

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Pas mbërritjes së tij, në Kryeministri ka hyrë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili do ta presë Sorensenin në takim zyrtar. Sipas agjendës, përfaqësuesi i BE-së më pas do të zhvillojë takim edhe me presidenten e […]

Greenwood shkëlqen te Marseille, realizon hat-trick në fitoren 9:0 në Kupën e Francës

Mason Greenwood po vazhdon të tregojë formë të jashtëzakonshme me fanellën e Marseille. Sulmuesi anglez ishte protagonisti kryesor në fitoren e thellë 9:0 ndaj Bayeuxit, në kuadër të Kupës së Francës. Greenwood u shpall lojtari i ndeshjes pasi realizoi hat-trick, ndërsa kontribuoi edhe me dy asistime, duke qenë vendimtar në suksesin bindës të skuadrës së […]