Prishtina përforcohet me mbrojtësin holandez Sylian Mokono

Skuadra e Prishtinës ka siguruar shërbimet e mbrojtësit 26-vjeçar Sylian Mokono, i cili vjen nga VVV Venlo, ekip i Ligës së Dytë të Holandës. Klubi holandez ka konfirmuar largimin e lojtarit, i cili këtë sezon ka regjistruar 13 paraqitje. Mokono ka kaluar më parë edhe te disa skuadra të tjera në Holandë gjatë karrierës së […]

Bernardo Silva drejt largimit nga Manchester City, pavarësisht dëshirës së Guardiolës

Mesfushori portugez Bernardo Silva pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit si lojtar i lirë, pavarësisht përpjekjeve të trajnerit Pep Guardiola për ta mbajtur atë në skuadër. Sipas raportimit të “Manchester Evening News”, Guardiola e ka bërë të qartë pas fitores ndaj Newcastle se klubi dëshiron ta vazhdojë bashkëpunimin me Silvën edhe […]

Rey Manaj transferohet në Kinë, nënshkruan me FC Zhejiang

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, ka vendosur ta vazhdojë karrierën në kampionatin kinez, duke u transferuar te klubi FC Zhejiang. Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë dyvjeçare me skuadrën kineze, e cila do ta mbajë atë pjesë të ekipit deri në vitin 2028. Sipas raportimeve, Manaj do të përfitojë një pagë vjetore rreth […]

BE-ja nis procesin e heqjes së masave ndaj Kosovës, mbi 400 milionë euro pritet të zhbllokohen

Bashkimi Evropian ka nisur procesin e heqjes graduale të masave kufizuese ndaj Kosovës, me synimin që në javët në vijim të eliminohen masat financiare, duke mundësuar lirimin e mbi 400 milionë eurove. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Gert Koopman, gjatë një paraqitjeje në Parlamentin Evropian, […]

QNR: Ka përfunduar rinumërimi i 158 nga gjithsej 914 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim. Që nga fillimi i këtij procesi, të martën më 13 janar 2026 në ora 18:00, e deri të enjten më 15 janar 2026 në ora 16:00, […]

MKRS: Bekë Berisha nuk mund ta mbajë postin e kryetarit të KB Prishtinës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Bekë Berishës në postin e kryetarit të klubit basketbollistik Prishtina, duke sqaruar se ai nuk mund ta ushtrojë këtë funksion për shkak të pozitës së tij si deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës. Bekë Berisha u zgjodh një ditë më parë kryetar […]

Specialja publikon datat e deklaratave përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar për afatin kohor të mbajtjes së deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas njoftimit zyrtar, deklaratat përmbyllëse do të zhvillohen gjatë muajit shkurt, konkretisht nga 9 deri më 13 shkurt, si […]

Trajneri i Albacetes kishte parashikuar fitoren historike ndaj Real Madridit

Fitorja befasuese e Albacetes ndaj Real Madridit në Kupën e Mbretit ka tërhequr vëmendje të madhe, në një moment kur madrilenët po përballen me një krizë të thellë sportive, pasi u eliminuan nga gara për dy trofe brenda vetëm katër ditësh. Megjithatë, suksesi historik i skuadrës së kategorisë së dytë meriton vlerësim të veçantë. Albacete […]

Andrich tregon si u përpoq ta bindte Wirtzin të mos transferohej te Bayern Munich

Transferimi rekord i Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen te Liverpool, në vlerë prej 140 milionë eurosh, vazhdon të jetë një nga lëvizjet më të diskutuara të kohëve të fundit në futbollin gjerman. Megjithatë, përpara se ylli gjerman të zgjidhte Ligën Premier, kishte përpjekje që ai të mos përfundonte te rivali i madh, Bayern Munich. Kapiteni […]

Turqia kundër veprimeve ushtarake ndaj Iranit, thekson diplomacinë si prioritet

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se Ankaraja kundërshton çdo veprim ushtarak ndaj Iranit, duke theksuar se prioriteti kryesor i Turqisë është shmangia e destabilizimit në rajon. Gjatë një konference për shtyp në Stamboll, Fidan u shpreh se Turqia është qartë kundër një ndërhyrjeje ushtarake ndaj Iranit dhe se do të vazhdojë […]