Paralajmërohen reduktime të energjisë elektrike, KOSTT detyrohet të kufizojë ngarkesën për sigurinë e sistemit

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme mund të ketë reduktime të rrymës, për shkak të jo-balancave të mëdha në sistemin elektroenergjetik. Sipas KOSTT-it, kjo situatë është krijuar si pasojë e nominimeve të pamjaftueshme të energjisë elektrike nga KESCO për mbulimin e konsumit […]

Garë e fortë për Arbër Hoxhën, Galatasaray dhe Fenerbahçe në lojë

Interesimi për sulmuesin shqiptar Arbër Hoxha po rritet, me dy gjigantët turq, Galatasaray dhe Fenerbahçe, që kanë shfaqur interes konkret për shërbimet e tij. Galatasaray ka bërë tashmë një ofertë zyrtare, por Dinamo Zagreb nuk është e gatshme ta lejojë largimin e lojtarit në këtë fazë të sezonit. Sipas raportimeve nga mediat turke dhe kroate, […]

Ka nisur rinumërimi i votave në QNR me vendim të KQZ-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim zyrtar. Sipas KQZ-së, rinumërimi do të përfshijë 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ku është zhvilluar votimi i rregullt në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 […]

Abdixhiku ofron dorëheqjen, vendimi në Kuvendin e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se do ta ofrojë dorëheqjen e tij për shqyrtim në Kuvendin e partisë, ku delegatët do të vendosin për pranimin ose jo të saj. Ai tha se ky hap është pjesë e procesit demokratik dhe se vetëm Kuvendi ka kompetencë për këtë vendim. Abdixhiku sqaroi se takimi i […]

Khabib kritikon lojtarët pas shkarkimit të Xabi Alonsos nga Reali

Xabi Alonso është shkarkuar nga Real Madridi pas humbjes 3-2 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës dhe është zëvendësuar nga Alvaro Arbeloa. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Khabib Nurmagomedov, i cili ka fajësuar lojtarët për largimin e Alonsos. Legjenda e UFC-së ka theksuar se Alonso është një nga trajnerët më të mirë […]

Specialja sqaron pranimin e dokumenteve nga Serbia pas reagimit të IAP

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë reaguar pas ankesës së Avokatit të Popullit, i cili në një letër drejtuar kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka shprehur shqetësime lidhur me pranimin e disa të dhënave të ardhura nga Serbia. Në një reagim të publikuar në platformën X, Gjykata Speciale thekson se vendimi për të pranuar […]

KQZ vendos rinumërimin e votave në disa komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që të rinumërohen gjithsej 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas vendimit, në 10 komuna do të bëhet rinumërimi i plotë i votave, ndërsa në 28 komuna të tjera do të rinumërohet 10 për qind e vendvotimeve. Vendimi është marrë pas raportit të Sekretariatit të KQZ-së, […]

Manchester United drejt marrëveshjes me Michael Carrick-un

Manchester United ka arritur një marrëveshje në parim me Michael Carrick-un dhe stafin e tij të trajnerëve për ta udhëhequr skuadrën deri në fund të sezonit aktual. Sipas burimeve, marrëveshja parasheh edhe emërimin e stafit të propozuar nga vetë Carrick, çka tregon besimin e klubit në projektin e tij afatshkurtër. Në rast se Carrick zyrtarizohet […]

Dy serbë dhe një shqiptar të plagosur në Deçan, arrestohet i dyshuari

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në Deçan është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 00:18, kur njësitet policore janë njoftuar dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur […]