Çfarë është Bordi i Paqes për Gazën ku është ftuar edhe Kosova?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ftuar përfaqësues të disa vendeve të botës, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën. Ky trup këshillues është krijuar nga administrata amerikane në kuadër të fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe grupit militant palestinez […]

Liga e Kampionëve sonte me nëntë ndeshje vendimtare, duele të forta për kualifikim

Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me ndeshjet e xhiros së shtatë të fazës së ligës, ku në program janë nëntë përballje që pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në garën për kualifikim. Vëmendja kryesore përqendrohet te sfida Marseille–Liverpool, një duel me peshë të madhe për renditjen. Skuadra franceze synon të shfrytëzojë avantazhin e […]

Vinicius Junior futet në top 10 asistuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve

Real Madridi regjistroi një fitore bindëse 6–1 ndaj Monacos në “Santiago Bernabeu”, por në qendër të vëmendjes ishte Vinicius Junior, i cili shkëlqeu me një gol dhe dy asistime. Sulmuesi brazilian, i cili u përball fillimisht me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve, reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e kthyer kritikën […]

Arbeloa i jep mbështetje Brahim Diazit: Mezi po presim ta përqafojmë

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, i ka shprehur mbështetje të fuqishme Brahim Diazit pas finales së Kupës së Afrikës, ku Maroku u mposht nga Senegali. Diaz ishte një nga figurat më të përfolura të finales, pasi humbi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes, çka ndikoi në humbjen e kombëtares së tij. Megjithatë, […]

Rinumërimi përfundon në tërësi në 7 komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim. Që nga nisja e rinumërimit, të martën më 13 janar 2026, në orën 18:00, e deri të mërkurën, më 21 janar 2026, në orën 10:00, janë rinumëruar gjithsej 834 […]

Vjosa Osmani dhe Fanë Rugova vendosin lule te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar figurën e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, duke vendosur lule te varri i tij me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta. Homazhet u zhvilluan në praninë e bashkëshortes së të ndjerit, Fanë Rugova, e cila së bashku me presidenten Osmani vendosi kurorën me lule. Në […]

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon rinumërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rihapjen e kutive në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 832 vendvotime, që përbëjnë 32,54 për qind të totalit. Gjatë këtij procesi janë evidentuar dallime të dukshme në numrin e votave brenda pothuajse të gjitha subjekteve politike. Parregullsitë më të theksuara fillimisht janë konstatuar në Komunën e Prizrenit, ku pas verifikimit të dy kutive […]

Sot shënohen dy dekada nga vdekja e ish-presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Me rastin e 20-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, Presidenca e Republikës së Kosovës, nën organizimin e presidentes Vjosa Osmani, ka paraparë një agjendë me aktivitete përkujtimore. Homazhet do të mbahen në orën 10:00 pranë varrit të Presidentit Rugova në Velani, ndërsa në orën 12:00 do të organizohet Akademi Përkujtimore në Amfiteatrin e Bibliotekës […]

KEK rikthen në operim Njësinë B2, përmirësohet stabiliteti energjetik

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se Njësia B2 është rikthyer me sukses në operim, pas përfundimit të sanimeve dhe ekzaminimeve të planifikuara të pajisjeve kryesore. Sipas njoftimit zyrtar, procesi është zhvilluar në përputhje me planin dhe dinamikën e paraparë. Njësia B2 është startuar dhe sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 20:26, […]

Sportingu befason PSG-në dhe merr fitore të madhe

Sportingu i Lisbonës ka regjistruar një fitore të papritur ndaj kampionit në fuqi, Paris Saint-Germain, duke e mposhtur me rezultat 2-1 në një përballje dramatike. Heroi i ndeshjes për skuadrën portugeze ishte Luis Javier Suárez, i cili realizoi dy gola, ndërsa për PSG-në golin e vetëm e shënoi Kvaratskhelia. Falë kësaj fitoreje, Sportingu ngjitet në […]