Kurti fton Kuvajtin të investojë në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ministrin nga Kuvajti, Sabeeh Al-Mukhaizeem, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe çështje politike. Takimi është mbajtur në House of Kosova, ndërsa Kurti ka falënderuar ministrin kuvajtian për mbështetjen e vazhdueshme të Kuvajtit ndaj Kosovës, veçanërisht në progresin ekonomik dhe në njohjen ndërkombëtare. Sipas Kurtit, […]

Antidroga e Prishtinës aksion në Podujevë, sekuestron rreth 90 kg marihuanë

Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës në Prishtinë ka realizuar sot një aksion në Podujevë, ku ka goditur një grup të dyshuar kriminal dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike. Gjatë operacionit janë konfiskuar rreth 90 kilogramë marihuanë, ndërsa aksioni ka përfunduar me arrestimin e tre personave të dyshuar.

Ambasadori gjerman viziton komunat në veri të Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, së bashku me zëvendësambasadorin Christian Bottcher, ka vizituar katër komunat veriore të vendit: Leposaviqin, Zveçanin, Zubin-Potokun dhe Mitrovicën e Veriut. Sipas njoftimit, gjatë vizitës ambasadori gjerman ka zhvilluar takime me kryetarët e rinj të këtyre komunave, ku janë diskutuar sfidat aktuale si dhe perspektivat për të ardhmen.

Fillon takimi i Bordit të Paqes në Davos, pjesë edhe Osmani

Në Davos ka nisur takimi i liderëve të ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump, me rastin e lansimit të iniciativës së tij të quajtur “Bordi i Paqes”. Në mesin e pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi ka filluar me fjalimin hapës të presidentit Trump, i cili […]

Dyshime për manipulim të votave, Prokuroria e Ferizajt nis veprimet hetimore

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se, në kuadër të kompetencave të saj ligjore si institucion i prokurorit të shtetit, po monitoron nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore, pas dyshimeve për manipulim të votave. Sipas njoftimit, Prokuroria ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore që ndërlidhen me këto dyshime, me fokus të […]

Hamza: Mandati s’duhet pranuar nëse faktohet vjedhja e votave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se në rast se konstatohet dhe faktohet vjedhja e votave, kandidatët për deputetë nuk duhet ta pranojnë mandatin. Hamza u shpreh kritik edhe ndaj anëtarëve të partisë së tij, duke theksuar se përgjegjësia morale duhet të jetë mbi çdo interes personal. Ai tha se pavarësisht […]

Tabela e Champions League pas javës së shtatë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së shtatë në Ligën e Kampionëve, ku disa nga ekipet më të mëdha evropiane kanë vazhduar serinë pozitive të rezultateve. Bayern Munich, Barcelona, Liverpool, Juventus dhe Chelsea kanë regjistruar fitore të radhës në këtë xhiro. Kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në përmbylljen e fazës së ligës, […]

Dialogu Kosovë–Serbi, paralajmërohet takim sot në Bruksel

Një delegacion nga Serbia, i udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq, ka mbërritur mbrëmë në Bruksel, ku sot pritet të mbahet një raund i ri i dialogut me palën kosovare, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raportojnë mediat serbe. Sipas këtyre raportimeve, delegacioni i Beogradit pritet të insistojë në formimin urgjent të Asociacionit të Komunave me shumicë […]

200 euro gjobë dhe 3 muaj pa patentë për abuzim me shiritin emergjent në Kosovë

Policia e Kosovës ka rikujtuar shoferët se shiritin emergjent duhet ta përdorin vetëm automjetet e autorizuara dhe vetëm në situata emergjente, si policia, ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit. Abuzimi me këtë shirit konsiderohet shkelje serioze e ligjit dhe rrezikon sigurinë e trafikut. Rreshteri Vedat Zuka tha se disa shoferë vazhdojnë të kalojnë kolonat duke përdorur […]

Kurti bën homazhe për Rugovën, kujton rolin e tij në pavarësinë e Kosovës

Sot, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varri i Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij. Ai vlerësoi rolin e Rugovës në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe rikthimin e vendit në skenën politike pas çlirimit. Ky ishte hera e parë që Kurti bën homazhe […]