Kanosje ndaj gazetarëve, një person arrestohet në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, përmes Departamentit të Përgjithshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar një person me inicialet A.I., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje”, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit, i dyshuari A.I. dyshohet se më 30 janar 2026, rreth orës 14:30, në […]

Në Qafë Prush sekuestrohen armë zjarri, municion dhe para

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar, ka zhvilluar një operacion kontrolli në pikëkalimin kufitar Qafë Prush, në dalje drejt Republikës së Shqipërisë. Gjatë kontrollit të hollësishëm të një automjeti, zyrtarët doganorë dhe policorë kanë zbuluar një armë zjarri pa numër serik, e fshehur brenda mjetit. Po […]

Ymeri: Kosova importoi rrymë nga Serbia mbi 3.2 milionë euro brenda një viti

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka deklaruar se Kosova ka importuar energji elektrike nga Serbia në vlerë prej mbi 3.2 milionë euro gjatë vitit 2025. Sipas saj, të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se për importin e rrymës janë paguar gjithsej 3,234,127.98 euro, që sipas Ymerit përkthehet në rreth 8,860 […]

Muriqi pas fitores ndaj Sevillas: Mbappe është nga një botë tjetër, edhe vendi i dytë në Pichichi do të ishte festë

Vedat Muriqi vazhdon formën e shkëlqyer në La Liga. Sulmuesi kosovar ishte protagonist në fitoren bindëse 4:1 të skuadrës së tij ndaj Sevillas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit spanjoll. Përveç golit të realizuar, Muriqi kontribuoi edhe me një asist, duke qenë ndër lojtarët më të dalluar të takimit. Pas përfundimit […]

Shënohen 26 vjet nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës

Sot shënohet 26-vjetori i masakrës së ndodhur në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, ku u vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre gra, fëmijë dhe të moshuar. Sipas të dhënave, masakra u krye nga të ashtuquajturat “Rojat e urës”, të cilat përveç vrasjeve, plagosën edhe dhjetëra qytetarë të tjerë. […]

Asensio shkëlqen për Fenerbahçen, shënon golin e javës ndaj Kocaelisporit

Fenerbahçe ka regjistruar një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Kocaelisporin me rezultat 0:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superligës së Turqisë. Protagonist i takimit ishte mesfushori spanjoll Marco Asensio, i cili realizoi një gol spektakolar në minutën e 45-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Ish-lojtari i Real […]

PZAP nis shqyrtimin e 7 ankesave për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Pas përfundimit të afatit ligjor për ankesa, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se ka pranuar gjithsej shtatë ankesa që lidhen me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të dhjetorit. Sipas PZAP-it, pesë nga ankesat janë paraqitur nga subjekte politike, ndërsa dy të tjera nga një kandidat për deputet. […]

Nis monitorimi elektronik i komunikacionit në Maqedoninë e Veriut, paralajmërohen qytetarët e Kosovës

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë nisur zbatimin e sistemit elektronik “Qyteti i sigurt” për monitorimin e komunikacionit rrugor, kanë bërë të ditur institucionet përkatëse. Sipas njoftimit zyrtar, sistemi funksionon përmes kamerave inteligjente dhe pajisjeve teknike që evidentojnë automatikisht shkeljet e rregullave të trafikut, në përputhje me legjislacionin e Maqedonisë së Veriut. Në fazën e […]

Westerlund: Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe të bëhet përmes dialogut

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka deklaruar se integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës duhet të realizohet në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja. Në një diskutim në Qendrën Mediale, ai tha se ligji i Kosovës duhet të zbatohet në të gjitha 38 komunat, duke theksuar se […]