Toni Kroos ka reaguar ashpër ndaj situatës së Cristiano Ronaldos në Ligën Profesionale Saudite, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si po trajtohet ylli portugez.

Në podcast-in e tij, ish-mesfushori i Real Madridit theksoi se interesi ndërkombëtar për kampionatin saudit është rritur vetëm pas transferimit të Ronaldos, ndërsa sipas tij, mungesa e respektit ndaj lojtarit që i dha kësaj lige vëmendje globale është e pajustifikueshme. Kroos u shpreh se pa Ronaldon, liga saudite do ta humbiste menjëherë rëndësinë në sytë […]

Rama udhëton drejt Brukselit, takim me Presidentin e Këshillit Europian

Kryeministri Edi Rama pritet që pasditen e së hënës të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Kosta. Ky takim zhvillohet në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, në kuadër të përpjekjeve për avancimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian, që mbetet një nga prioritetet kryesore […]

Komandanti i FSK-së dekoron pjesëtarët e angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilët ishin të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë. Me këtë rast, Gjenerallejtënant Jashari i falënderoi pjesëtarët për kontributin dhe angazhimin […]

Fillon faza përfundimtare e gjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur sot faza përfundimtare e procesit gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast, palët do të paraqesin fjalët e tyre përmbyllëse, përpara se trupi gjykues të tërhiqet për marrjen e vendimit. Sipas agjendës së përcaktuar, fillimisht fjalën do ta ketë Prokuroria, e pasuar nga […]

Miliarderi amerikan dhuron 100 milionë dollarë për sportistët e SHBA në Lojërat Olimpike Dimërore

Itali – Miliarderi amerikan Ross Stevens është shndërruar në një nga figurat më të përfolura të Lojërave Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Itali, jo përmes pjesëmarrjes në gara, por përmes një gjesti të jashtëzakonshëm financiar në mbështetje të sportistëve amerikanë. Stevens, pronar i fondit investues “Stone Ridge Holdings Group”, ka vendosur të ndajë një […]

Zelensky: SHBA-ja ka vendosur afat deri në qershor për arritjen e një marrëveshjeje për luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë Ukrainës dhe Rusisë afat deri në qershor për të arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës. Sipas raportimit të Associated Press, nëse ky afat nuk respektohet, administrata e presidentit amerikan Donald Trump pritet të ushtrojë presion mbi të dyja palët për […]

Një vetë-aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në zonën e Sllatinës, ku një person ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa dy të tjerë janë lënduar më lehtë.

Ngjarja ka ndodhur më 6 shkurt 2026 rreth orës 19:40. Sipas informatave fillestare, në aksident është përfshirë një veturë BMW me targa vendore, e drejtuar nga një 29-vjeçar me inicialet F.B. Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, A.B., rreth 33 vjeç, dhe L.B., rreth 34 vjeç. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe […]

Bordi i Paqes pritet të mblidhet më 19 shkurt në Uashington, në takimin e parë që synon adresimin e konflikteve globale.

Sipas raportimit të Axios, duke cituar një zyrtar amerikan dhe diplomatë nga disa vende pjesëmarrëse, mbledhja do të zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë rindërtimi dhe qeverisja e Gazës pas armëpushimit, megjithëse planet janë ende në fazë të hershme dhe mund të pësojnë ndryshime. Bordi i Paqes u […]

Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë të Jugut

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Mitrovicë të Jugut. Sipas informatave zyrtare, më 5 shkurt 2026, rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini”, një veturë ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në […]