Me mbi 338 mijë vota, Kurti thyen rekordin personal zgjedhor

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur një rekord të ri zgjedhor, duke u bërë kandidati më i votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas rezultateve nga numërimi i 96.17 për qind të votave për deputetë, Kurti ka siguruar 338,731 vota, duke e tejkaluar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, […]

Shifra alarmante: miliona euro shpenzohen për importin e cigareve

Të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2025 në vend janë importuar rreth 4 mijë e 200 tonë cigare, me një vlerë totale prej 152 milionë euro. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka konfirmuar se importi i produkteve të duhanit gjatë këtij viti ka arritur këtë sasi dhe vlerë […]

KQZ paralajmëron shpallje më të hershme të rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave po zhvillohet më shpejt se sa ishte planifikuar, çka mundëson që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të shpallen para afatit të paraparë. Sipas KQZ-së, aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit janë drejt përfundimit, ndërsa ka nisur edhe numërimi i fletëvotimeve që i përkasin votimit […]

Garë e ngushtë në LDK për dy mandatet e fundit, vendimtare votat e diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar mbi 95% të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa në Lidhjen Demokratike të Kosovës po zhvillohet një garë shumë e ngushtë për dy mandatet e fundit, pa përfshirë ende votat e diasporës. Sipas rezultateve aktuale, dallimet mes kandidatëve janë minimale: Ermal Sadiku – 15,086 vota Fadil Hadergjonaj – 15,017 […]

Arrestohen dy të dyshuar për dhunimin e 30-vjeçares në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për dhunimin e një gruaje 30-vjeçare në Fushë Kosovë, ngjarje e raportuar më 31 dhjetor 2025. Viktima, A.H., dyshohet se u dërgua fillimisht në një motel, ku u dhunua seksualisht, dhe më pas u braktis në një zonë malore. Pas denoncimit të rastit, Njësia për Hetimin […]

Erdogan paralajmëron ndëshkimin e Netanyahu: “Veprimet në Gaza nuk do të mbeten pa përgjigje”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se të hënën do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump. Pas faljes së xhumasë në Stamboll, Erdogan komentoi edhe mbi mbështetjen masive për Palestinën në Ditën e Vitit të Ri, duke e quajtur tubimin në Urën Galata “një moment historik” që dëshmon se Palestina nuk […]

Kura 40-ditore me fiq të thatë dhe vaj ulliri, përfitimet shëndetësore të padiskutueshme

Një kurë natyrale nga Mesdheu po fiton popullaritet për efektet e saj të shumta shëndetësore. Përbëhet nga përzierja e fiqve të thatë me vaj ekstra të virgjër ulliri, e cila konsumohet për 40 ditë dhe ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e disa problemeve shëndetësore. Sipas ekspertëve të AgroWeb, kjo kurë mund të përmirësojë konstipacionin, hemorroidet, […]

Modriç zbulon momentet e vështira me Mourinho-n: Kritikat preknin edhe Ronaldon

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Luka Modriç ka rrëfyer eksperiencën e tij gjatë punës me trajnerin Jose Mourinho te Real Madrid. Mes të tjerash, kroati shprehu mirënjohje për portugezin, duke theksuar se pa insistimin e tij nuk do të kishte kaluar në Madrid. “Për mua Mourinho do të jetë gjithmonë një person me […]

Procesi i numërimit të votave në fazën finale, 148 kuti ende pa u hapur

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon numërimin e votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas të dhënave të fundit, janë numëruar rreth 94% e fletëvotimeve, ndërsa 148 kuti votimi mbeten ende pa u procesuar. Megjithëse numërimi po shkon drejt përfundimit, renditja e pesë kandidatëve më të votuar brenda partive politike mbetet […]

Orav: BE e sheh Kosovën si pjesë integrale të procesit të integrimit evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se viti 2026 duhet të sjellë institucione funksionale dhe progres të dukshëm në zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit, arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë. Orav ka shprehur pritshmëri për krijimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të dhjetorit, duke nënvizuar […]