Trump publikon të dhëna për ndihmat sociale: 46% e familjeve nga Kosova përfituese në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka publikuar një listë me të dhëna mbi përqindjen e familjeve migrante nga vende të ndryshme që përfitojnë ndihmë sociale në SHBA. Në listën e publikuar në rrjetin e tij social “Truth Social” përfshihen edhe Kosova dhe Shqipëria. Sipas këtyre të dhënave, 46 për qind e […]

Kurti: Lufta hibride dhe spiunazhi në Kosovë në rënie falë koordinimit institucional

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaron se situata e sigurisë në vend është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa rreziku nga aktivitetet e spiunazhit është duke u zvogëluar. Sipas tij, kjo ka ardhur si rezultat i koordinimit të shtuar ndërmjet institucioneve të sigurisë, inteligjencës dhe drejtësisë. Në një intervistë për KP, […]

PZAP: 66 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, më së shumti nga Vetëvendosje dhe LDK

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se gjatë procesit të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, janë paraqitur gjithsej 66 ankesa. Në një përgjigje për Telegrafin, PZAP ka njoftuar se numrin më të madh të ankesave e kanë dorëzuar subjektet politike, […]

Abdixhiku bën homazhe për 23-vjetorin e vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me familjen Zemaj dhe bashkëpunëtorë, kanë nderuar kujtimin e Kolonelit Tahir Zemaj, të birit të tij Enisit dhe të Hasan Zemajt, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan, në 23-vjetorin e vrasjes së tyre. Gjatë homazheve, Abdixhiku theksoi sakrificën dhe guximin e tyre, […]

Pritje deri në dy orë në pikën kufitare të Merdarës për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar të dhënat mbi fluksin e qytetarëve në pikat kufitare. Sipas raportimeve të fundit, fluksi më i madh vërehet në Merdarë, ku pritjet për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë, ndërsa kolona e automjeteve shtrihet rreth 1 kilometër. Pritje ka gjithashtu edhe në Jarinjë dhe […]

Amir Rrahmani hap vitin 2026 me gol për Napolin

Mbrojtësi kosovar i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka nisur vitin e ri me një paraqitje të shkëlqyer. Ai realizoi një gol me kokë në minutën e 32-të, duke i dhënë Napolit avantazhin 2-0 në sfidën ndaj Lazios. Rrahmani tashmë është një nga lojtarët kryesorë të kampionëve në fuqi të Italisë.

Pamje të reja nga SHBA: Maduro i prangosur dhe i rrethuar nga agjentë amerikanë

Vazhdojnë të qarkullojnë pamje të reja të presidentit venezuelian Nicolas Maduro në territorin amerikan, ku ai shihet me pranga në duar, i veshur me papuçe dhe bluzë me kapuç, i rrethuar nga agjentë të Agjencisë Amerikane kundër Drogave (DEA) dhe të Hetimeve të Sigurisë Kombëtare. Fotografitë e publikuara në rrjetin social X tregojnë Maduron nën […]

Vuçiç sulmon Shqipërinë dhe Kosovën: Aleancë kërcënuese për Serbinë, Rezoluta 1244 e cenuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar ashpër pas një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke deklaruar se rendi ndërkombëtar ka pësuar kolaps dhe se Karta e Kombeve të Bashkuara nuk po respektohet më. Duke iu referuar zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, përfshirë operacionin amerikan në Venezuelë, Vuçiç tha se “ligji i forcës dhe […]

Avokati i Popullit: Krizat institucionale dhe mungesa e sigurimeve shëndetësore po rëndojnë qytetarët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka vlerësuar se viti 2025 është shoqëruar me mungesë të institucioneve funksionale, veçanërisht të Kuvendit, duke ndikuar negativisht në mbikëqyrjen demokratike, miratimin e ligjeve dhe jetën e qytetarëve. Ai theksoi se si pasojë e kësaj situate kanë mbetur të bllokuara ligje të rëndësishme, ndërsa qeveria në detyrë ka pasur vështirësi […]

Rritja e çmimeve vazhdon, kërkohet mbikëqyrje më e madhe e bizneseve

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve bazë po rëndon jetesën e qytetarëve, të cilët kërkojnë nga Qeveria më shumë kontroll dhe ndërhyrje ndaj bizneseve. Kryetari i shoqatës “Konsumatori”, S. Kaçaniku, thotë se qytetari nuk po trajtohet si faktor i rëndësishëm në vendimmarrje, pavarësisht rolit si konsumator dhe taksapagues. Sipas tij, çmimet janë rritur vazhdimisht, […]