Nis numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve me postë

Sonte në ora 20:00 ka filluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve me postë, mbi 3 mijë, të cilat janë sjellë gjatë ditës në Kosovë. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, me përfundimin e këtij numërimi do të mbyllet procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet […]

Gërvalla: Rezultati i 28 dhjetorit, mesazh i qartë i qytetarëve për të shmangur bllokadat dhe vonesat

Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk e ka befasuar, pasi qytetarët e Kosovës kanë dhënë një verdikt të qartë pas një viti të vështirë politik. Në një intervistë për emisionin “Politiko”, Gërvalla theksoi se qytetarët kanë kërkuar të shmangen vonesat, bllokadat dhe frenimet e proceseve, […]

Në shkurt mbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vendimi final pritet brenda 90 ditësh

Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë përfunduar paraqitjen e provave në gjykimin më të madh ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shënuar një hap drejt përmbylljes së procesit gjyqësor. Fjalët përfundimtare nga prokurori, zyra e viktimave dhe ekipet mbrojtëse do të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026, me dy data rezervë më 16 dhe […]

Arsenal – Liverpool, formacionet zyrtare: Gunners për titull, Liverpool për ringjallje

Arsenal do të presë Liverpoolin në një ndeshje kyçe të Ligës Premier në Emirates Stadium, që fillon në orën 21:00, me mundësinë për të zgjeruar diferencën në renditje deri në 17 pikë në rast fitoreje. Gunners kanë shfaqur dominim të jashtëzakonshëm në shtëpi këtë sezon, me 14 fitore nga 15 ndeshjet e luajtura dhe 12 […]

PDK kërkon anulimin e votave me postë të mërgatës

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar që votat me postë të pranuara pas 29 dhjetorit 2025 të shpallen të pavlefshme. Sipas PDK-së, këto vota janë pranuar jashtë afatit ligjor, pasi ligji parashikon që votat me postë të pranohen vetëm deri në orën 16:00 të ditës […]

Antoine Semenyo ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore dhe është një hap larg zyrtarizimit si lojtar i Manchester Cityt.

Marrëveshja ndërmjet kampionëve të Anglisë dhe Bournemouth-it ishte finalizuar dhe nënshkruar tre ditë më parë, ndërsa tani pritet vetëm prezantimi zyrtar i sulmuesit, raporton IndeksOnline. Semenyo do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me “Qytetarët”, e cila pritet të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2031, sipas planit të paracaktuar gjatë negociatave. Ai i […]

Osmani: Bashkëpunimi me NATO-n, kyç për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se partneriteti me NATO-n është jetik për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Ajo nënvizoi se stabiliteti afatgjatë mund të garantohet vetëm përmes angazhimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me partnerë të besueshëm ndërkombëtarë. Këto deklarata Osmani i bëri gjatë një takimi me Komandantin e misionit […]

Leo Messi flet hapur për anën emocionale: Jam i ndjeshëm dhe shpesh emocionohem

Superylli i futbollit botëror, Leo Messi, ka ndarë një rrëfim personal duke zbuluar një anë më intime të jetës së tij, larg presionit dhe famës së fushës së gjelbër. Futbollisti argjentinas ka pranuar se është një person i ndjeshëm dhe se emocionohet lehtësisht, veçanërisht gjatë shikimit të filmave. Ai ka theksuar se reagimet e tij […]

Mbi 1 miliard euro fonde për Kosovën mbesin të bllokuara, presin miratim në Kuvend

Kosova vazhdon të mos shfrytëzojë mbi një miliard euro fonde ndërkombëtare, për shkak të mungesës së ratifikimit të marrëveshjeve përkatëse në Kuvend. Këto mjete janë bllokuar për më shumë se një vit dhe miratimi i tyre varet nga vota e deputetëve. Bëhet fjalë për rreth 882 milionë euro nga Plani për Reforma dhe Rritje i […]

Skenderaj: Nga 9 janari fillon aplikimi për dëmet nga vërshimet

Komuna e Skenderajt ka njoftuar fillimin e procesit të aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, që kanë prekur ekonomitë familjare dhe bizneset e qytetit. Sipas njoftimit zyrtar, aplikimet do të nisin më 9 janar, ndërsa qytetarët e prekur ftohen të dorëzojnë kërkesat e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e […]