Bllokohet përkohësisht qarkullimi në një segment të rrugës Ferizaj–Prishtinë për shkak të vërshimeve

Si pasojë e pranisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, autoritetet kanë vendosur ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë. Bllokimi përfshin segmentin nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës, si dhe atë nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt. Vendimi është marrë […]

Maroko mposht Kamerunin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Kombëtarja e Marokut ka arritur fitore ndaj Kamerunit me rezultat 2-0, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës. Brahim Diaz, lojtari i Real Madridit që po kalon një formë të shkëlqyer, shënoi golin e epërsisë në minutën e 26-të, ndërsa Ismael Saibari vulosi rezultatin me golin e dytë në minutën e 74-të. Në […]

Barcelona mund ta huazojë Casadon në janar për t’i dhënë më shumë minuta loje

Barcelona po shqyrton mundësinë e huazimit të mesfushorit Marc Casado, nëse lojtari kërkon të largohet për të siguruar më shumë minuta lojë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, raporton Mundo Deportivo. Talenti i dalë nga akademia katalanase pati një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar, por këtë edicion po përballet me një rënie të […]

Zgjedhja e presidentit të ri mbetet e paqartë, partitë pa qëndrime të qarta

Afati për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës është 4 marsi, ndërsa mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill. Nëse deri atëherë nuk arrihet zgjedhja, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Aktualisht, skena politike mbetet e paqartë. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë shprehur gatishmëri […]

Mbappe mbërrin në Jeddah, gati për finalen e Superkupës dhe “El Clasicon”

Pas ditësh spekulimesh se Kylian Mbappe mund të mungojë në finalen e Superkupës së Spanjës, sulmuesi francez ka mbërritur në Jeddah, qytetin ku do të zhvillohet ndeshja vendimtare. Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka konfirmuar se Mbappe është në gjendje të mirë fizike dhe pritet të jetë i gatshëm për përballjen e madhe ndaj […]

KQZ ende pa datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit, përfshirë edhe fletëvotimet e ardhura me postë nga jashtë Kosovës. Megjithatë, KQZ ende nuk ka caktuar një datë për shpalljen dhe certifikimin e rezultateve përfundimtare. Sipas KQZ-së, nga aspekti teknik institucioni është i gatshëm të shpallë rezultatet, […]

Vërshimet në vend: 39 familje evakuohen në Mitrovicë, Skënderaj dhe Vushtrri

Si pasojë e rrezikut nga përmbytjet, 39 familje janë evakuuar në zonat e Mitrovicës, Skënderajt dhe Vushtrrisë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, evakuimet janë realizuar në territorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jugu, përkatësisht në komunat Mitrovicë, Skënderaj dhe Vushtrri, ku familjet janë konsideruar të rrezikuara nga vërshimet. Policia e […]

I përkeqësohet gjendja shëndetësore njërit nga të dyshuarit gjatë seancës për zhvatjen e mbi 1 milion eurove nga BSK

Gjendja shëndetësore e njërit nga të dyshuarit në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK) është përkeqësuar gjatë seancës dëgjimore që po mbahej në Gjykatën e Prizrenit. I dyshuari ishte paraqitur para trupit gjykues së bashku me 38 persona të tjerë, kur papritur ka shfaqur probleme shëndetësore. Në […]

Barcelona vendos për blerjen përfundimtare të Rashford

Barcelona po planifikon të bëjë të përhershme transferimin e sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford, i cili po luan te katalanasit me huazim sezonal. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi do të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 30 milionë eurosh për sulmuesin anglez. Rashford, 28 vjeç, ka gjetur vendin e tij te Barcelona dhe ka ofruar […]

Jashari takohet me Gjenerallejtënant Stubbs, theksohet partneriteti me SHBA-në për modernizimin e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të SHBA-së, Gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs, i shoqëruar nga Gjeneral Major Levon E. Cumpton dhe delegacioni i tij. Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të SHBA-së, veçanërisht Gardës Kombëtare […]