Ish-koloneli Morina kritikon mospagesën e pensioneve për familjet e policëve të rënë në detyrë

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka shprehur shqetësimin lidhur me mospagesën e pensioneve të dhjetorit për familjet e 24 policëve të rënë në krye të detyrës. Ai ka theksuar se institucionet, veçanërisht Ministria e Financave, duhet të kryejnë menjëherë këto pagesa pa asnjë vonesë. Sipas Morinës, pagesat për familjet e policëve që kanë […]

Haradinaj: Përmbytjet kanë shkaktuar dëme serioze, institucionet të veprojnë urgjentisht

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përmbytjeve që kanë përfshirë vendin, duke vlerësuar se dëmet janë të mëdha dhe se situata kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet shtetërore. Haradinaj ka theksuar se përmbytjet kanë prekur rëndë shtëpi, biznese dhe ekonomi familjare në mbarë Kosovën, duke theksuar se kjo gjendje […]

Ç’mi ke trazuar mercenarët, o Besian?

Kështu ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në mbështetje të Besian Mustafës, duke theksuar se LDK nuk trembet nga zhurmat dhe sulmet e porositura. Abdixhiku ka theksuar se partia nuk matet me tituj portalesh apo opinione të blera, por me unitetin dhe anëtarësinë e saj. Sipas tij, sa herë që LDK sulmohet, kjo ndodh […]

Xhaka shkëlqen, Sunderland pas penalltive e eliminon Evertonin nga FA Cup

Sunderland ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të FA Cup, pasi e mposhti Evertonin pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja u mbyll 1-1 pas kohës së rregullt, ndërsa në serinë e penalltive vendasit triumfuan bindshëm 3-0. Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ishte një nga protagonistët kryesorë të takimit, duke ofruar një paraqitje shumë të mirë. Ai u […]

Gjyqi në Hagë drejt fazës vendimtare, Tromp: Vendimi për katërshen e UÇK-së do të ketë pasoja të mëdha

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së po hyn në fazën më të rëndësishme, ndërsa në pranverë pritet të shpallet vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Ky konsiderohet viti kyç për katërshen, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020. Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, Nevenka […]

Kompany mbështet Lennart Karl pas deklaratave për Real Madridin

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga talenti i ri 17-vjeçar, Lennart Karl, i cili pranoi se ëndërron të luajë një ditë për Real Madridin. Kompany theksoi se nuk ka pasur nevojë të bisedojë veçmas me Karl, pasi futbollisti ka kërkuar falje për “gabimin e tij në komunikim” dhe […]

Pique inkurajon tifozët të heqin borën për ndeshjen e Kupës së Mbretit

Legjenda e Barcelonës, Gerard Pique, ka publikuar një video nga Andorra, ku shihet në fushën e klubit të tij, FC Andorra, e mbuluar nga bora. Ai i ka bërë thirrje tifozëve të mblidhen për të ndihmuar në pastrimin e fushës, në mënyrë që të zhvillohet normalisht ndeshja e Kupës së Mbretit kundër Cultural Leonesas. Pique […]

Provokime nga Crvena Zvezda në Danimarkë, shfaqin hartën e Kosovës nën flamurin serb

Në turneun e volejbollit për femra “CEV Challenge Cup” që po zhvillohet në Danimarkë, klubi serb Crvena Zvezda, gjatë ndeshjes ndaj Holtes, ka bërë provokime me simbole dhe mesazhe nacionaliste. Një flamur provokues me mbishkrimin “nuk ka dorëzim”, ku në qendër ishte shfaqur harta e Kosovës nën flamurin serb, ka nxitur reagime të menjëhershme. Federata […]

Edhe dy muaj paraburgim për Fatmir Shehollin, i dyshuar për spiunazh – Gjykata Themelore e Prishtinës vendos vazhdimin e masës

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur të vazhdojë për dy muaj paraburgimin e Fatmir Shehollit, i arrestuar më 9 tetor 2025 dhe i dyshuar për veprën penale të spiunazhit. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se masa është vendosur pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. […]