Aurelien Tchouameni i Real Madridit suspendohet për një ndeshje

Mesfushori francez i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, është suspenduar me një ndeshje nga La Liga. Ai mori karton të verdhë në përballjen e djeshme ndaj Levantes dhe ka arritur limitin e kartonëve. Trajneri i “Los Blancos”, Alvaro Arbeloa, nuk do të mund të llogarisë te shërbimet e Tchouamenit në ndeshjen e ardhshme ndaj Villarealit.

Cakolli kritikon Prokurorinë për vonesën në hetimin e manipulimeve me votat

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas rinumërimit të votave, duke pyetur se çfarë po pret Prokuroria për të nisur hetimet mbi ndryshimet në votat për kandidatët për deputetë. Ai ka theksuar se emrat e komisionerëve për çdo tavolinë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit janë të njohur, por manipulimet nuk janë bërë vetëm nga […]

Lutfi Haziri reagon për manipulimet në vota: “Lavdi ju qoftë marria”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas rinumërimit të votave, i cili ka nxjerrë në pah manipulime dhe ndërhyrje në votat e disa kandidatëve. Haziri ka kërkuar në Facebook që organet e rendit të hetojnë në detaje këtë “makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit”. https://www.facebook.com/share/p/184LFRAdDb/?mibextid=wwXIfr

Senegali dhe Maroku përballen në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës

Sonte zhvillohet finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Maroku dhe Senegali në një duel që pritet të dhurojë spektakël. Maroku, si vend organizator, përfundoi fazën e grupeve me shtatë pikë dhe më pas eliminoi Tanzaninë, Kamerunin dhe Nigerinë, duke treguar ambiciet për titullin. Edhe Senegali grumbulloi shtatë pikë […]

Brahim Diaz pranë fitimit të Këpucës së Artë në Kupën e Kombeve të Afrikës

Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Maroko dhe Senegali. Në prag të këtij takimi vendimtar, mesfushori i Marokos, Brahim Diaz, është shumë pranë fitimit të Këpucës së Artë si golashënuesi më i mirë i turneut. Futbollisti i Real Madridit ka realizuar deri më tani pesë gola […]

Eintracht Frankfurt shkarkon trajnerin Dino Toppmöller

Skuadra e Bundesligës gjermane, Eintracht Frankfurt, ka vendosur të shkarkojë trajnerin Dino Toppmöller. Sipas raportimeve të medias gjermane SkySport, vendimi për largimin e 45-vjeçarit është marrë pas barazimit 3-3 të arritur ndaj Werder Bremenit. Kështu përfundon periudha e Toppmöllerit në krye të Frankfurtit, e cila zgjati rreth dy vjet e gjysmë. Në javët e fundit, […]

Kapet me armë në çantë gjatë kontrollit policor në Rahovec, i dyshuari dërgohet në ndalim

Një person është arrestuar në Rahovec pasi gjatë një pike kontrolli policor i është gjetur një armë zjarri, të cilën e mbante në çantë. Sipas informatave, mbrëmë rreth orës 19:00, policia ka ndaluar një automjet në fshatin Bernjak dhe gjatë kontrollit ka konstatuar se njëri nga personat posedonte armë zjarri. Burime bëjnë të ditur se […]

Rinumërimi i votave, Anton Quni reagon ashpër: Më është dëmtuar imazhi dhe karriera

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka reaguar pas rinumërimit të votave, i cili ka nxjerrë në pah parregullsi dhe ndërhyrje në votat e disa kandidatëve. Quni ka bërë të ditur se pas rinumërimit i janë hequr mbi 400 vota, duke theksuar se çdo rritje e mëhershme e votave në emrin […]

Rinumërimi drejt fundit, shtohen parregullsitë në fletëvotime

Procesi i rinumërimit ka përfunduar në gati gjysmën e vendvotimeve të përfshira, ndërsa po rritet numri i fletëvotimeve me gabime. Rinumërimi i rreth një të tretës së vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nisur më 13 janar, pas mospërputhjeve të vërejtura në votat për kandidatët brenda partive. Sipas KQZ-së, procesi ka përfunduar në 19 […]

Rinumërimi në Prizren zbulon devijime të mëdha të votave, preken kandidatë nga disa komuna

Procesi i rinumërimit të votave në Prizren ka nxjerrë në pah parregullsi serioze gjatë numërimit fillestar, duke evidentuar devijime të mëdha të votës brenda partive. Sipas të dhënave, abuzimet më të theksuara janë konstatuar te kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila udhëheq këtë komunë. Pas rinumërimit të rreth gjysmës së kutive të votimit, […]