Prokuroria autorizon Policinë për hetime mbi rinumërimin e votave në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se po ndjek me kujdes procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit 2025. Gjatë këtij procesi, në komunën e Obiliqit janë vërejtur dyshime për mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet. Për këtë arsye, Prokurori i Shtetit ka autorizuar […]

Refuzohet padia e KOSTT-it ndaj ZRRE-së, Supremja konfirmon vendimin e Komerciales

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si të pabazuar padinë e KOSTT Sh.A. kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke lënë në fuqi aktgjykimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës. Vendimi u mor në seancën e kolegjit më 26 janar 2026, ku Supremja hodhi poshtë kërkesën e KOSTT-it për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të […]

Faton Peci qëndron për disa orë në Prokurorinë Speciale

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ndodhet sot në ambientet e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Sipas informacioneve të VOX Kosova, ai ka hyrë në objektin e këtij institucioni rreth orës 09:30 dhe ka qëndruar aty për më shumë se dy orë, ndërsa ende nuk është konfirmuar nëse po intervistohet. Peci, në cilësinë e Ministrit të Bujqësisë, […]

Kristjan Asllani ka mbërritur në Turqi dhe tashmë është zyrtarisht një hap larg prezantimit te Beşiktaşi.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te gjigantët turq, pasi ndërpreu me marrëveshje kontratën me Torinon. Asllani ka zbarkuar në Stamboll, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re. Te Beşiktaşi, Asllani do të jetë bashkëlojtar me yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Mijatovic kritikon Real Madridin: “Golat nuk e bëjnë Mbappen lider”

Ish-lojtari dhe ish-drejtori sportiv i Real Madridit, Pedja Mijatovic, ka shprehur kritika të forta ndaj situatës aktuale te klubi madrilen pas humbjes 4-2 ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve. Në intervistën për programin spanjoll El Larguero, Mijatovic tha se e shqetëson mendësia e skuadrës dhe mungesa e një lideri të vërtetë në fushë dhe në […]

Raportohen 68 raste të dhunës në familje brenda një jave në Kosovë

Gjatë një jave pune, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar gjithsej 78 raste të reja në nivel të Kosovës, ku pjesa dërrmuese lidhet me dhunën në familje. Sipas të dhënave zyrtare, 68 nga rastet e trajtuara kanë qenë dhunë në familje, ndërsa janë regjistruar edhe raste të tjera të rënda, përfshirë trafikim […]

Përfundon rinumërimi në 95% të vendvotimeve, procesi vazhdon në disa komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim. Sipas të dhënave zyrtare, nga nisja e procesit më 13 janar 2026, deri më 30 janar 2026 në orën 10:00, janë rinumëruar rreth 95 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 2,414 […]

Kosova përparon për tri vende në renditjen e fuqisë ushtarake 2026, renditet e 138-ta

Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, ku Kosova shënon përparim për tre vende, duke u renditur e 138-ta nga 145 shtete të analizuar. Renditja bazohet në mbi 60 faktorë, përfshirë numrin e forcave ushtarake, armatimin tokësor, ajror dhe detar, buxhetin e mbrojtjes, kapacitetet logjistike, gjendjen financiare […]

Alcaraz triumfon ndaj Zverevit dhe siguron finalen e Australian Open

Carlos Alcaraz është kualifikuar në finalen e turneut “Australian Open”, pasi mposhti Alexander Zverev në një përballje dramatike me pesë sete. Tenisti spanjoll fitoi me rezultat 6-4, 7-6(5), 6-7(3), 6-7(4), 7-5, duke siguruar një vend në finalen e madhe. Në ndeshjen për titull, Alcaraz do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Novak Gjokoviqit […]

Goretzka konfirmon largimin nga Bayerni në fund të sezonit

Leon Goretzka do të largohet nga Bayern Munich në përfundim të këtij sezoni, duke i dhënë fund një aventure tetëvjeçare me klubin bavarez. Lajmi u konfirmua nga drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund, gjatë një konference për media. Freund bëri të ditur se pas bisedimeve të zhvilluara javët e fundit, palët kanë rënë dakord që […]