200 euro gjobë dhe 3 muaj pa patentë për abuzim me shiritin emergjent në Kosovë

Policia e Kosovës ka rikujtuar shoferët se shiritin emergjent duhet ta përdorin vetëm automjetet e autorizuara dhe vetëm në situata emergjente, si policia, ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit. Abuzimi me këtë shirit konsiderohet shkelje serioze e ligjit dhe rrezikon sigurinë e trafikut. Rreshteri Vedat Zuka tha se disa shoferë vazhdojnë të kalojnë kolonat duke përdorur […]

Kurti bën homazhe për Rugovën, kujton rolin e tij në pavarësinë e Kosovës

Sot, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varri i Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij. Ai vlerësoi rolin e Rugovës në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe rikthimin e vendit në skenën politike pas çlirimit. Ky ishte hera e parë që Kurti bën homazhe […]

Wolverhampton favoriti për transferimin e Anis Mehmetit

Wolverhampton Wanderers është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Anis Mehmeti dhe konsiderohet një nga favoritët kryesorë për ta transferuar brenda këtij afati kalimtar. Sipas mediave angleze, Wolves ka hapur kontakte zyrtare me Bristol Cityn, klub me të cilin Mehmeti ka kontratë deri në fund të sezonit, ndërkohë që edhe Ipswich Town nga Championship […]

Rezoluta për të drejtat e shqiptarëve në Luginë miratohet nga Komiteti i Punëve të Jashtme të SHBA-së

Nga Capitol Hill në Washington, Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA-së ka miratuar rezolutën H.R. 6411 për të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Rezolutën e iniciuar nga Kongresisti Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, e mbështetën në mënyrë bipartizane Kryetari Brian Mast dhe Nënkryetari Gregory Meeks. Ish-deputeti […]

FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për 2026

Federata e Futbollit e Kosovës ka shpallur sot gjyqtarët dhe asistentët që do të mbajnë stemën e FIFA-s për vitin 2026. Ndarjen e stemave e bëri presidenti i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, Përparim Hasani. Ademi vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve, duke […]

Lirohet Hazir Haziri, arrestimi i tij në Serbi konsiderohet i pabazuar

Hazir Haziri, i cili ishte arrestuar në Serbi në shtator të vitit të kaluar, është liruar nga autoritetet serbe pas qëndrimit në paraburgim që nga 8 shtatori 2025. Lirimin e tij e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, i cili konfirmoi se arrestimi ka qenë i pabazuar dhe mbështetur mbi pretendime pa fakte. Ai […]

Mourinho: Një ditë do ta drejtoja Juventusin

Trajneri i Benficës, Jose Mourinho, ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen ta drejtojë Juventusin, pavarësisht rivalitetit të mëparshëm me klubin italian. Në prag të ndeshjes Juventus–Benfica në Ligën e Kampionëve, ai theksoi se e respekton “Zonjën e Vjetër” dhe drejtimin e saj. “Po, do ta drejtoja Juventusin. Nuk më habit […]

AUV heq ndalesën e importit nga Maqedonia e Veriut pas eliminimit të “Gjuhës së Kaltër”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka hequr kufizimet për import nga Republika e Maqedonisë së Veriut, pasi sëmundja “Gjuha e Kaltër” nuk është më e pranishme në këtë shtet. Sipas AUV-së, vendimi bazohet në raportet zyrtare të sistemeve ndërkombëtare ADIS dhe WAHIS, të cilat konfirmojnë eliminimin e sëmundjes nga territori i Maqedonisë […]

Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, situata nën kontroll

Një zjarr ka shpërthyer sot në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm të ekipeve emergjente. Sipas QKUK-së, zjarri ka përfshirë një bojler të vendosur mbi kulmin e Klinikës së Pediatrisë. Mirlinda Qyqalla nga Zyra për Media në QKUK ka bërë të ditur se, menjëherë pas njoftimit, në […]

Rinumërimi i votave të 28 dhjetorit, përfundojnë 936 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rihapjen e kutive të votimit. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 936 vendvotime nga gjithsej 2557 të parashikuara për rinumërim. Rezultatet paraprake nga […]