Shqipëria kryeson Europën për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme

Shqipëria renditet e para në Europë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, duke siguruar 99,3% të energjisë nga burime të qëndrueshme. Në vend të dytë është Norvegjia me 99,1%. Të dy vendet tejkalojnë ndjeshëm mesataren e Bashkimit Europian, që është vetëm 42%. Pas tyre renditen Danimarka me 88,6%, Luksemburgu me 87,4% dhe […]

SHBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales Nicolas Guillou dhe zyrtarë të tjerë të GJNP-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, përfshirë ish-gjyqtarin e Procedurës Paraprake në Gjykatën Speciale në Hagë, Nicolas Guillou. Guillou është sanksionuar për lëshimin e urdhërarrestit ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant. Ndërsa Kimberly Prost, Nazhat Shameem Khan dhe […]

BE dhe Italia kërkojnë konstituimin e shpejtë të Kuvendit pas dështimit të zgjedhjes së kryetarit

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka inkurajuar partitë politike që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të konstituojnë sa më shpejt Kuvendin, pas dështimit të fundit të zgjedhjes së kryetarit. Në seancën e së mërkurës, asnjë nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje – Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla – nuk arritën të […]

Prizren: Arrestohet i riu i dyshuar për trafikim me narkotikë, i konfiskohet marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për trafikim me narkotikë, pas një aksioni të zhvilluar nga Njësia e Prizrenit në bashkëpunim me hetuesit e Suharekës. I dyshuari A.Gj. (2005) u ndalua pas kontrollit në shtëpinë e tij, ku policia gjeti dhe sekuestroi 42 doza marihuanë me peshë 37.98 gram, një grinder dhe […]

Më 14 shtator protestë në Hagë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se protesta e mbajtur më 7 gusht në Prishtinë do të vazhdojë edhe në Hagë. Tubimi pritet të zhvillohet më 14 shtator nga ora 14:00 dhe organizohet nga mërgata shqiptare, me mbështetjen e kategorive të dala nga lufta. Qëllimi i protestës është kërkesa për lirimin e […]

Talenti i Real Madridit shpallet golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës për Klube

Sulmuesi 21-vjeçar i Real Madridit, Gonzalo Garcia, është shpërblyer me çmimin e golashënuesit më të mirë në Kupën e Botës për Klube. Garcia realizoi katër gola dhe një asist në turne, duke shënuar ndaj Al Hilal, Salzburgut, Juventusit dhe Borussia Dortmundit. Forma e tij e lartë vlerësohet si rezultat i besimit që trajneri Xabi Alonso […]

Ambasada e SHBA-së viziton kompaninë kosovare që shpërndan pajisje mjekësore amerikane

Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë kanë vizituar kompaninë “Yess Pharma”, e cila shpërndan pajisje elektronike mjekësore nga prodhues amerikanë. “Yess Pharma” është partner i kompanive prestigjioze “General Electric Healthcare” dhe “Medtronic”, duke furnizuar tregun vendor me pajisje të avancuara si ultrazëra, CT dhe MRI. Në njoftimin e saj, Ambasada ka theksuar […]

Igli Tare afër transferimit të madh, Milan pritet ta marrë sulmuesin e Leverkusenit

Drejtori shqiptar, Igli Tare, po tregohet sërish vendimtar në merkato, kësaj radhe për Milanin. Mediat raportojnë se ai është pranë finalizimit të një marrëveshjeje të rëndësishme me Bayer Leverkusenin për sulmuesin Victor Boniface. Sipas të njëjtave burime, lojtari afrikan ka pranuar ofertën e klubit italian dhe tashmë mbeten vetëm detaje të vogla për t’u zyrtarizuar […]

Vllasi: Kurti po e zvarrit qëllimisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Në seancën e sotme, VV propozoi Albulena Haxhiun dhe më pas Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra nuk mori votat e nevojshme. Analisti Azem Vllasi e cilëson këtë si strategji të Albin Kurtit për të mos e konstituar Kuvendin dhe për të shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja, me synimin që VV të […]

Ferizaj: Dy 19-vjeçarë kapen duke bërë gara shpejtësie, njërit i konfiskohet vetura

Policia e Ferizajt ka ndaluar dy shoferë të rinj, rreth 19-vjeçarë, të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën “Driton Islami”, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe të qytetarëve. Sipas policisë, shoferi L.Q. u gjobit me 1000 euro, ndërsa ndaj Y.T. u shqiptua gjobë prej 500 eurosh, ndalim drejtimi për 12 muaj, një […]