Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për falsifikim parash në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.M. për veprën penale “Falsifikimi i parasë” sipas Kodit Penal të Kosovës. Sipas aktakuzës, nëntorin e vitit 2023, A.M. në Pejë ka vënë në qarkullim para të falsifikuara. Ai i kishte kthyer të dëmtuarit S.Q. një pjesë të borxhit prej 3,500 euro, […]

Dy zyrtarë arrestohen për ryshfet, dyshohet se ndihmuan një kandidat të kalojë testin teorik të patentë shoferit

Dy zyrtarë publik janë arrestuar sot nën dyshimin se kanë pranuar ryshfet për t’i mundësuar një kandidati kalimin e testit teorik për patentë shofer. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar parash nga i dëmtuari, i cili pas dhënies së ryshfetit ka arritur ta kalojë testin. Ndaj tyre është caktuar […]

Telekomi i Kosovës rikthen kontratën kolektive të vitit 2019, punonjësit duhet të tërhiqen nga paditë

Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës ka marrë vendim të zbatojë kontratën kolektive të vitit 2019, e cila parasheh pagesa të garantuara si shujtat, pagat jubilare dhe shtesën prej 0,5% për përvojën e punës. Kjo marrëveshje ishte kundërshtuar më herët nga punonjësit përmes rreth 800 padive gjyqësore, duke pamundësuar zbatimin e saj për gjashtë vite. Dokumentet […]

PDK çon në Kushtetuese vendimin e ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), përmes të cilit rreth 1300 biznese janë kaluar në të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë. Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se ky vendim dëmton rëndë ekonominë e vendit dhe […]

Prattipati i kërkon Kurtit: Serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka shprehur shqetësim lidhur me tentimet për të penguar pjesëmarrjen e partive serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ajo tha se ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së serbëve në procesin zgjedhor. “Besojmë […]

Kushtetuesja rrëzon nenin që përjashtonte kujdesin mendor nga spitalet, FSSHK e cilëson fitore për sektorin publik

Gjykata Kushtetuese ka shpallur aktgjykimin për rastin KO 141/24, duke konstatuar se një nen i Statutit nr.01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës nuk është në përputhje me Kushtetutën. Bëhet fjalë për paragrafin 1 të nenit 11, i cili përjashtonte kujdesin mendor nga lista e shërbimeve në spitalet e përgjithshme. Në vendim theksohet […]

PDK-ja thërret konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar një konferencë për media, e cila do të mbahet sot nga ora 15:00 para objektit të Gjykatës Kushtetuese. Në njoftimin e lëshuar nga kjo parti, mediat janë ftuar që të marrin pjesë dhe ta përcjellin konferencën.

Zjarr në Karposh të Shkupit, vihet nën kontroll pas djegies së disa barakave

Një zjarr ka shpërthyer sot në lagjen Vllae të Karposhit, duke kapluar disa baraka të njohura si “lepenki”. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) ka njoftuar se zjarri tashmë është vënë nën kontroll. Në shuarjen e tij janë angazhuar disa automjete dhe ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, nën udhëheqjen e komandantit Zvonko Tomovski. […]

Miftaraj: VV po luan me nervat e qytetarëve, ka në dorë zgjidhjen e bllokadës së Kuvendit

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese gjithçka është e qartë dhe përgjegjësia për përfundimin e bllokadës së Kuvendit është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje. Në një intervistë për Ekonomia Online, Miftaraj theksoi se Vetëvendosje mund të kryejë konstituimin e Kuvendit dhe të hapë […]