Pritje deri në 40 minuta në kufirin e Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pritjet për dalje nga Kosova po shkurtohen krahasuar me ditët e kaluara. Situata më e ngarkuar është regjistruar në pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarët presin deri në 40 minuta. Ndërsa, në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, pritjet arrijnë deri në 30 minuta, kurse në pikat […]

Granit Xhaka zbulon pse zgjodhi Sunderlandin: “Dua të ndërtoj karrierë si trajner”

Granit Xhaka ka treguar arsyen e vërtetë të transferimit të tij te Sunderland, duke theksuar se largimi nga Bayer Leverkusen nuk lidhej me trajnerin Erik ten Hag, por me ambicien e tij për të ndërtuar një karrierë si trajner në të ardhmen. Mesfushori shqiptar, 32 vjeç, tha se fillimisht kishte menduar të vazhdonte me klubin […]

Arrestohet 28-vjeçari që kryente vjedhje në banesa

Policia e Kosovës ka arrestuar një 28-vjeçar me inicialet B. T., i dyshuar për disa raste të vjedhjeve të kryera gjatë periudhës 1 korrik – 19 gusht 2025 në banesa dhe objekte banesore në qytetin e Ferizajt. Nga hetimet është konstatuar se i dyshuari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë rreth […]

OBILIQ: NJË fëmijë i mitur duke drejtur një automjet

Sot gjatë kontrollit të rregullt në trafik, njësitet policore të stacionit të Obiliqit kanë identifikuar një fëmijë të mitur duke drejtuar një automjet pa të drejtë ligjore për ngasje. Automjeti u ndalua në mënyrë të sigurt, ndërsa ndaj prindit – pronar i automjetit – është shqiptuar gjobë për moskujdes dhe lejimin e fëmijës së mitur […]

Ambasada gjermane për moscertifikimin e Listës Serbe: Duhet garantuar pjesëmarrje e barabartë në zgjedhje

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të moscertifikuar Listën Serbe në zgjedhjet lokale, duke shprehur shqetësim për përjashtimin e partive politike nga gara. “Jemi të shqetësuar që partitë politike po përjashtohen nga zgjedhjet. Të gjitha subjektet që plotësojnë kriteret ligjore duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në procesin […]

Milot Rashica pas golit me Besiktasin: Nuk ishte e vështirë të luaja në pozita të ndryshme

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, shënoi golin e tij të parë këtë sezon në barazimin 1-1 të Besiktasit ndaj Lausanne në Zvicër. Pas ndeshjes, Rashica tha se nuk e kishte problem të ndryshonte pozita në fushë gjatë lojës, pasi skuadra kishte kontrollin e topit shumicën e kohës. “S’ishte e vështirë të luaja në […]

Kurti për kandidatin e radhës të VV-së: Do ta mësoni të dielën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur sot përgjigjen e drejtpërdrejtë për kandidatin e radhës që Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë për kryetar të Kuvendit në seancën e së dielës. “E merrni vesh të dielën”, tha shkurt Kurti para gazetarëve, duke e lënë të hapur dilemen. Deri më tani, VV ka propozuar tri kandidatura për […]

Quni i përgjigjet Gërvallës: Besnikëria është thelbësore, nuk i besoj poste të rëndësishme atij që ka braktisur njësinë

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka reaguar ndaj deklaratave të Donika Gërvallës, e cila tha se deputetët e LDK-së kishin mundur ta votonin atë për kryetare të Kuvendit për të zhbllokuar procesin e konstituimit. Quni tha se për të besimi dhe besnikëria janë themeli i çdo marrëdhënieje, edhe në politikë. “Kam një parim të palëkundur, […]

Rënie e përfituesve të ndihmës sociale, Mitrovica dhe Vushtrria me numrin më të madh të rasteve

Numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme në korrik të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në korrik 2024 ndihmë sociale kanë përfituar 19,053 familje, ndërsa në korrik 2025 numri ka rënë në 16,566 familje, që paraqet […]

Mbi 13 mijë votues nga diaspora regjistrohen për votim me postë në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani janë aprovuar 13,360 aplikime të shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar si votues me postë në zgjedhjet lokale të 2025-s. Nga 16,902 aplikime të pranuara përmes platformës elektronike të KQZ-së, 3,542 janë refuzuar, kryesisht për mungesë dokumentesh që dëshmojnë adresën e […]